Aktualitet

Itali/ Ulje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19, 5 rajone me zero infeksione





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 06/06/20 |
mapo.al

Në Itali janë shënuar 72 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 270 janë rastet e reja me Covid-19, duke regjistruar ulje të ndjeshme të tyre krahasuar me një ditë më parë.


5 rajone kanë qenë me zero raste: Campania, Umbria, Calabria, Molise dhe Basilicata. Ditën e djeshme, bilanci i viktimave në Itali ishte 85, ndërsa rastet e reja ishin 518.


Asnjë viktimë sot në tetë rajone: Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Umbria, Molise, Basilicata, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.


Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 24 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë. Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë dhe 293 në repartet e terapisë intensive.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas