Aktualitet

Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm (Emri)





               Publikuar në : 11:23 - 06/12/19 |
mapo.al

Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e Antiterrorizmit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik, në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias.


Prej marsit të 2018 ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator duke  ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër.



Në shkurt të  2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre.


Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë.

Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë dhe ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar.Ora


Etiketa: ,

Pas