Aktualitet

Italia drejt fundit të pandemisë? Për të tretën ditë radhazi shënon 5 viktima





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 26/07/20 |
mapo.al

Një tjetër ulje e lehtë rastesh të reja më koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 255 raste pozitiv (dje ishin 275). Për të tretën ditë radhazi viktimat janë 5, ndërsa Lombardia nuk regjistron asnjë vdekje.


Ndërkohë, presidenti i rajonit të Napolit ka ashpërsuar masat duke vendosur një gjobë prej 1 000 euro për mosmbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura publike.


Në Kampania, mosmbajtja e maskave në hapësirat e mbyllura ndëshkohet me 1 000 euro gjobë përballë rritjes së rasteve me COVID-19 dhe mosdisiplinimit të qytetarëve të saj për barrierat mbrojtëse, sipas masave të vendosura nga presidenti i rajonit të Napolit.


Shtypi italian njoftoi gjobat e para prej 1 000 euro ndaj pronarëve të tre bizneseve në Salerno duke përfshirë një bar dhe një parukeri, në të cilat policia konstatoi se detyrimi për mbajtjen e maskës nuk ishte respektuar.


“Nëse bashkëqytetarët tanë mendojnë se problemi është zgjidhur, kjo do të thotë se brenda disa javëve ne do të kthehemi në një situatë emergjente”, theksoi Vincenzo de Luca, guvernatori i Kampanias.

“Ne e dinim që do të kishte një rritje të kontaminimeve, pritej shpejt”, shtoi guvernatori, në një mesazh në Facebook, disa orë para publikimit të një urdhri që forcon rregullat për të luftuar kundër epidemisë së Covid-19.

Masa është një gjobë prej 1 000 eurosh për këdo që nuk mban maskë në një hapësirë ​​të mbyllur, qoftë në ndërtesa publike, supermarkete, bare, restorante, dyqane si dhe transportin publik (autobus, tren apo metro).


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas