Aktualitet

Italia e Belgjika plotësojnë 4-shen e skuadrave që do luftojnë për titullin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:51 - 18/11/20 |
mapo.al

Italia triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe siguroi vendin e parë në grup, duke u kualifikuar për në “Final Four”, një tur që do të zhvillohet pikërisht në Itali dhe do të përcaktojë fituesin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.


Andrea Belotti zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të të takimit, ndërsa më pas ishte sulmuesi si Sassuolod, Domenico Berardi që vulosi fitoren në pjesën e dytë, pas një asisti perfekt të mesfushorit Jorginho.


Siguroi kalimin për në fazën finale edhe Belgjika, që mposhti Danimarkën me rezultatin 4-2, në një sfidë që u zhbllokua nga Tielemans, por që u barazua shpejt nga nordikët me anë të Wind. Në pjesën e dytë ishte Romelu Lukaku që shënoi dy herë për Belgjikën, ndërsa pas autogolit të Courtois, ishte De Bruyne që vulosi suksesin.

Lexo edhe :  Italia një ndër vend vendet e para në botë që do të ketë vaksinën kundër Covid


Në sfidat e tjera në Ligën A, Anglia triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Islandës, falë golave të Rice, Mount dhe dopietës së Foden, ndërsa Holanda fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Polonisë, falë golave të Depay dhe Wijnaldum.


Në “Final Four” kualifikohen kështu Italia, Belgjika, Franca dhe Spanja, të cilat në tetorin e vitit të ardhshëm do të ndeshen me njëra-tjetrën në Milano e Torino për të përcaktuar edhe fituesen e kompeticionit.



Etiketa:

Pas