Aktualitet

Italia është vendi i parë që shpik vaksinën dhe neutralizon koronavirusin!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 07/05/20 |
mapo.al

Sipas studiuesit Luigi Aurisicchio, një vaksinë e prodhuar nga ai dhe ekipi i tij në Itali, ka neutralizuar virusin Covid-19. Testimi i kësaj vaksine u bë tek minjtë dhe rezultatet e marra ishin shumë inkurajuese dhe përtej pritjeve.


Minjtë zhvilluan antitrupa që mund të bllokojnë infeksionin e virusit Sars-CoV-2. Testi tregoi se antitrupat e gjeneruar në minj nga vaksina është niveli më i përparuar i arritur deri më tani nga vaksinat e tjera kandidatë në të gjithë botën.


Testet në njerëz pritet që të zhvillohen pas verës.


“Ne ne jemi të parët në botë që kemi demonstruar neutralizimin e koronavirusit nga një vaksinë. Ne presim që kjo të ndodhë edhe te njerëzit “, tha Aurisicchio.


“Ne po eksplorojmë edhe platforma të tjera interesante teknologjike në bashkëpunim me LineaRx, një kompani amerikane. Ne po punojmë shumë për t’u siguruar që një vaksinë të vijë nga kërkimet italiane, me një teknologji krejtësisht italiane dhe inovative, të testohet në Itali dhe të vihet në dispozicion për të gjithë”.

Për ta bërë këtë ai vuri në dukje se ka nevojë për mbështetjen e institucioneve dhe partnerëve që të ndihmojnë të shpejtojmë procesin: “Kjo nuk është një garë prandaj së bashku ne mund të fitojmë luftën kundër koronavirus “, u shpreh Luigi Aurisicchio. Ora


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas