Kronika

Italia nis hetimet për vrasje të biznesmenit Pecorelli, pyetet gruaja shqiptare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 23/01/21 |
mapo.al

Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Italian, Davide Pecorelli dhe ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare.






Biznesmeni italian ka humbur gjurmët në Shqipëri në datën 7 janar, ndërsa makina u gjet e djegur plotësisht në zonën e Pukës.


Në makinën e djegur të 45-vjeçarit, u gjet një orë e djegur dhe dy kocka, por nuk u gjet trupi i dekompozuar.

Policia e Perugia-s ka nisur hetimer për veprën penale të “vrasjes” si dhe ka ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit Davide në San Giustino.







Zhdukja e biznesmenit




Makina që ai kishte marrë me qira kohët e fundit në aeroportin e Rinasit u gjet e djegur në aksin Gjegjan-Reps, në Pukë.



Ekziston frikë e madhe mbi fatin e Davide Pecorelli, një sipërmarrës 45-vjeçar me një hotel në pronësi në komunën e San Giustino dhe qendra estetike dhe parukerie në vendin fqinj.

Me të mbërritur në aeroport, siç shkruajnë mediat italiane, 45-vjeçari mori me qira një automjet Skoda Fabia e cila u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë, më 7 janar.

Ishte një banor i zonës i cili, kur pa makinën në flakë, informoi policinë, e cila identifikoi automjetin pranë një hoteli të vjetër.

Menjëherë pas kësaj nisën kërkimet për të, por ende pas rezultat. Ambasada në Shqipëri njoftoi të afërmit dhe policinë italiane, ndërsa kanë mbërritur në Tiranë edhe testet e ADN-së së 45-vjeçarit.

Familjarët shpresojnë që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur të humbasë vullnetarisht gjurmët e tij, ndoshta sepse po ndiqej nga dikush që donte ta dëmtonte.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas