Aktualitet

Italia kujton atentatin mafioz kundër Falcones: Mafia ka lulëzuar në hije





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 23/05/20 |
mapo.al

Nga: Alba Kepi

Italia kujton sot Masakrën e Capacit, ku në një atentat mafioz organizuar nga “Cosa Nostra” humbën jetën Gjykatësi i Antimafias, Giovanni Falcone, bashkëshortja e tij po gjykatëse Francesco Morvillo e katër truproje të tij.


Më 23 maj 1982 në autostradën 29 të Palermos në afërsi të komunës Capaci 400 kg lëndë eksplozive e vendosur nën asfalt me urdhër të mafias siçiliane “Cosa Nostra”, hodhën në erë tre automjetet e blinduara me të cilat po udhëtonte ekipi i gjykatësit të antimafias Giovanni Falcone.


Katër truprojat që po udhëtonin në automjetin e parë ndërruan jetë në vendngjarje, gjykatësi i antimafia e bashkëshortja e tij që udhëtonin në automjetin e dytë tip “Fiat Croma” në ngjyrë të bardhë mbetën të plagosur rëndë e ndërruan jetë pak çaste më vonë në spital, ndërsa në automjetin e tretë mbetën të plagosur por mbijetuan 2 agjentë të tjerë të truprojes.


Autoritetet më të larta italiane kanë kujtuar 28 vjetorin e këtij atentati mafioz.


“Mafia është ushqyer me bashkëpunim e frikë e ka lulëzuar në hije”, ka deklaruar sot Presidenti italian Sergio Mattarella. “Figurat e Giovanni Falcone e Paolo Borsellino si shumë shërbëtorë të tjerë të shtetit, kanë rritur sensin e detyrës e të angazhimit për të luftuar mafian e për të hedhur dritë në errësirën e saj”.

Në vendngjarje, Prefekti i Palermos, Giuseppe Forlani, Kuestori i Palermos, Renatoa Cortese e motra e gjykatësit të vrarë, Maria Falcone, vendosën një kurorë përkujtimore.

Për shkak të masave të pandemisë sivjet nuk do të zhvillohen manifestime dhe evente për të nderuar figurën e Giovanni Flacones, por Fondazioni që mban emrin e tij në Palermo ka ftuar të gjithë të vendosin çarçafë të bardhë në ballkonet e qytetit.


Etiketa: , ,

Pas