Masat kufizuese anti-COVID janë lehtësuar në Itali. Në ambientet e jashtme nuk përdoret më maska, ndërsa diskotekat janë hapur me limit njerëzish.
Nga 31 marsi priten lehtësime edhe në përdorimin e certifikatave COVID.
Ndërkohë në Francë, certifikatat për t’u futur në ambiente të mbyllura do të hiqen nga përdorimi prej 28 shkurtit.
Heqja e masave kufizuese ka nisur tashmë në Norvegji, Danimarkë e Suedi. Shtetet pretendon se COVID-19 është një virus me të cilin do të duhet të bashkëjetojmë.