Italia është një tabu për Holandën! Ekipi i Mancinit fitoi dhe në ndeshjen e sotme me rezultatin 0-1 në Holandë.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar me të dy ekipet që u munduan të dhuronin emocione në fushën e lojës, por në fund ishin miqtë që dolën me kokën lart.
Barella ishte autori i golit të vetëm në minutën e 45’+1′ që i dha fitoren dhe 3 pikët skuadrës italiane.
Ai mori një top të mirë nga Immobile dhe nuk gaboi në zonë për 0-1. Frikë e madhe për Zaniolon, pasi talenti u dëmtua sërish në gju dhe la lojën me dhimbje.
Erling Haaland mori përdore Norvegjinë e tij në fitoren 1-5 në Irlandën e Veriut. Sulmuesi shënoi dy gola mjaft të bukur duke i dhuruar kombëtares nordike 3 pikë të rëndësishme. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Rumanisë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3.