Aktualitet

Italia ndan 50 mln euro për pacientët që kanë kaluar COVID-in














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 08/05/21 |
mapo.al

Italia ka lëvruar një fond prej 50 milionë euro për të ndihmuar pacientët e infektuar nga Covid dhe pas shërimit të tyre.






Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka informuar se ky fond do t’i vihet në dispozicion Shërbimit Shëndetësor Publik që të kujdeset falas për të gjithë ish-pacientët e Covid që dhe pas kapërcimit të sëmundjes të kryejnë ekzaminime falas e terapi për përmirësimin e shëndetit të tyre.


“Koronavirus mund të lërë pasoja dhe pas shërimit tek pacientët që kanë kaluar një formë të rëndë të infektimit”, thotë ministri italian, “e ky fond do të kujdeset për shëndetin e tyre dhe pas daljes nga strukturat spitalore”.





Gjithashtu ky fond do të jetë dhe një mundësi për kërkuesit shkencorë që në bazë të të dhënave të personave që do të përfitojnë, do të mund të kenë më shumë informacion mbi efektet që Covid-19 lë tek njeriu.



Mjaft persona të shëruar nga virusi shfaqin shqetësime në aftësinë e frymëmarrjes, probleme kardio-vaskulare, ematologjike, ndërlikime tek veshkat, probleme psiko-sociale, muskulore, dobësi të përgjithshme etj.


Në rajone e qytete të ndryshme italiane janë ngritur qendrat e para shëndetësore në ndihmë të pacientëve post Covid të cilët janë kategorizuar në pacientë me simptomë “post Covid” e “long Covid”.

Lexo edhe :  EMA nis vlerësimin e vaksinës kineze që përdoret edhe në Shqipëri

Në spitalin Papa Gjoni i XXIII në Bergamo, i cili ishte dhe qyteti me numrin më të lart të të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në fazën më akute të pandemisë në Itali, është realizuar një studim enkas për këta të sëmurë.

Në një kampion prej 767 pacientë të vëzhguar në një periudhë kohore prej 81 ditësh nga infektimi, është vënë re se 51% e tyre shfaqin akoma simptoma e 30.5% e tyre kanë pasoja psikologjike post trauma.

Pacientët “post Covid” identifikohen në ata që shfaqin simptoma 4 deri në 12 javë pas infektimit, e “long Covid” ata që shfaqin simptoma përtej 12 javëve pas infektimi.

Simptomat “long Covid” shfaqen më të shpeshta tek pacientet femra e për momentin nuk ka tregues shkencorë të varësisë nga mosha.

Pacientët “long Covid” mund të kenë pasojë nga virusi si dëme të përhershme të një organi jetësor, probleme neurologjike ose trombozë e vështirësi në frymëmarrje.

25


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas