Aktualitet

Italia në fazën e dytë të pandemisë, 19 644 raste të reja dhe 151 viktima








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 24/10/20 |
mapo.al

Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid-19 e në fazë kritike të përhapjes së saj.



Prej shumë javësh autoritetet zyrtare informojnë mbi një shtim ditë pas dite të vatrave të infektimit e të numërit të banorëve të infektuar.


Prej kësaj fundjave në disa rajone italiane ka nisur zbatimi i masave të lockdown-it territorial me territore e zona të ndaluara për të lëvizur e aktivitete tregtare të mbylluara.



Kreu i shtetit italian ka thirrur javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht mbi këtë moment të vështirë historik që po kalon vendin.


Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar  19 644 të infektuar dhe 151 viktima.


Numri i personave pozitivë aktivë nga koronavirus është 203.182.

Në shtim fatmirësisht dhe numri i personave të shëruar. Janë shënuar 2309  më shumë se dje e numri i tyre është deri më sot 264 117.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 11 viktima dhe 539 raste të reja

Numri i përgjithshëm i të infektuarve Covid në Itali është 304 509  e numri i viktimave në  37 210.

Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve me 4959 raste të reja e 51 viktima.

Në rajonin e Campanias ku një natë më parë u zhvillua dhe manifestimet e protestës anti lockdown, në kryeqendrën e saj Napoli, janë regjistruar 1718 të infektuar e 12 530 tampone të kryera në 24 orët e fundit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas