335 të dyshuar, gangsterë dhe zyrtarë të korruptuar të lidhur me ta, janë vënë nën akuzë pas hetimeve të gjata ndaj Ndragetës.
Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të japin të dhëna dhe prova, për vrasje, trafik droge, pastrim parash.
Gjyqi fillon sot, dhe pritet të zgjasë më shumë se 2 vite.
Seancat do të zhvillohen në një godinë të modifikuar enkas, në jug të Kalabrisë, që është edhe zona ku vepron Ndrageta.
Ndërtesa, që shërbente më parë si call center, në Lamezia Terme, është shndërruar në një gjykatë të fortifikuar ku është krijuar hapësirë për qindra vetë që do të jenë pjesë e këtij procesi.
Nuk ka patur një gjyq të tillë në këto nivele, që prej vititi 1980.
Kush janë të akuzuarit
Ndryshe nga gjyqet e famshme të 1986-1992 që kishin në target një numër të madh familjesh të Cosa Nostra në Sicili, ky i sotmi do të merret vetëm me një grup. Familjen Mancuso, që është dega kryesore e Ndragetës.
Klani Mancuso ka vepruar në Kalabri.
Në një seancë paraprake, u deshën më shumë se 3 orë për të lexuar vetëm emrat e të akuzuarve, ka bërë të ditur AFP. Përpos anëtarëve të mafias, aty ka edhe politikanë, zyrtarë dhe oficerë policie.
Kryesori, është Luigi Mancuso 66 vjeç, i thirrur ndryshe, Xhaxhai. Të tjerë, kanë pseudonime si, Ujku, i Shëndoshi apo Bjondi.
Numri i të akuzuarve sa vjen e rritet. Mes tyre edhe Giancarlo Pittelli, një jurist dhe ish-senator i Forza Italia, të Berluksonit. Shumë prej të akuzuarve janë mbajtur në paraburgim në vende të ndryshme, pos Italisë, si në Gjermani, Zvicër, apo edhe Bullgari.
Akuzat
Ndrangheta besohet se kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që vjen në Europë, nga Amerika Latine. Por akuzat e tjera janë edhe; vrasje, tentativë për vrasje, gjobvënie, fajde, nxjerrje sekreti, abuzim me detyrën.
“Ky gjyq tregon se sa thellë rrënjët e Ndragetës janë shtrirë në shoqëri”, thotë Federico Varese, profesor i Kriminologjisë në Oksford, raporton gazeta Mapo, sipas shkrimit të AFP.
Ai ka shtuar se është shokuese të shohësh aktiviteitn e një grupi kriminal që sjell qindra të akuzuar në gjyq. Në qendër të këtij rasti, është më i famshmi prokuror i antimafia, 62 vjeçari, Nicola Gratteri, bën të ditur Mapo, sipas këtij mbulimi special të BBC.
Gratteri ruhet prej 30 vitesh me masa të forta policore.
Ai është betuar se do ta shkatërrojë Ndragetën. Por ka njerëz që dyshojnë se gjyqi nuk do të jetë fundi i Mafias. Profesori Varese, thotë se mund të plasësh disa në burg, por nëse nuk pret rrënjët, ato do të nxjerrin prapë krye.
Marrë nga BBC