Aktualitet

Italia nuk pret BE-në, hapet për turistët e huaj që këtë muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:32 - 05/05/21 |
mapo.al

Shqiptarët mund të udhëtojnë për turizëm drejt Italisë, që pas mesit të Majit. Kryeministri italian Mario Dragi shpalli ambicien për rigjallërimin e turizmit, pas më shumë se një viti bllokade prej pandemisë së koronavirusit






“Nuk do të presim gjysmën e dytë të Qershorit për të pasur pasaportën e gjelbër europiane. Që në gjysmën e dytë të Majit, turistët do të kenë italianen”.


Pritet që gjatë ditëve në vijim të përcaktohen rregulla të qarta për turistët nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian.





Mediat italiane shkruajnë se për marrjen e pasaportës së gjelbër italiane, turistët e huaj duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dozat e një prej vaksinave të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave, nëse disponohet një certifikatë shërimi nga Covid-19 ose vërtetim tamponi negativ i 48 orëve të fundit.



Pasaporta e gjelbër italiane do të jetë në fuqi derisa vendet e Unionit të nisin përdorimin e pasaportës europiane. Plani i kryeministrit Dragi është në përputhje edhe me rekomandimin që Komisioni Europian publikoi të hënën, që u rekomandonte vendeve anëtare të lejonin udhëtimet jo-thelbësore për të vaksinuarit nga vendet jo-anëtare, por që përfitojnë nga lëvizja e lirë.


5


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas