Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Italia plot hijeshi e spektakël, “tris” Zvicrës dhe kualifikimi në “xhep”

by mapo.al
16/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Italia është e pandalshme dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë Kampionat Europian. Të kaltrit sot kishin përballë Zvicrën dhe arritën ta mundin pa shumë vështirësi me shifrat e pastra 3-0 në stadiumin “Olimpico”.

Skuadra e Roberto Mancinit shënoi në minutën e 20 në zhvillimet e një goditje këndi me Giorgio Chiellinin, por një prekje me dorë u pikas nga VAR dhe gjyqtari vendosi anulimin e golit. Katër minuta më pas kapitenit iu desh të linte fushën e lojës për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Acerbi.

Por goli nuk do vononte shumë sepse Manuel Locatelli do e gjente në minutën e 26 pas një pasimi të shokut të tij te Sassuolo, Domenico Berardi. Pak minuta më pas Italia kishte mundësi të madhe për të shënuar të dytin me Spinazzola, por mbrojtësi i Romës gaboi dhe e nxori topin jashtë.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale dhe më nisjen e së dytës, Locatelli gjeti rrjetën e dytë, këtë herë me një goditje të pakapshme nga jashtë zone. Zvicra u mundua të rrezikojë pak minuta më pas dhe kishte rast të artë, por Donnarumma u thirr në detyrë dhe nuk zhgënjeu, duke bërë dy super pritje njëra pas tjetrës.

Më pas mundësitë për të shënuar më shumë ishin për Immobile, i cili në pak minuta humbi dy raste të pastra, që do e kishin mbyllur ndeshjen me kohë. Atë që nuk e bëri nga pranë portës, Immobile e bëri nga distanca në minutën e 89, duke shënuar një super gol dhe fiksuar shifrat në 3-0.

Me këtë fitore Italia prenoton matematikisht kualifikimin në fazën e 1/8-ave. Nga ana tjetër Zvicra do duhet të diskutojë vendin e tretë me Turqinë në ndeshjen e fundit. Për momentin Xhaka me shokë numërojnë 1 pikë dhe ndaj ballkanasve u duhet me patjetër triumfi.

Tags: Euro 2020ItaliaZvicra

JU SUGJEROJME

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
Bota

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

17/05/2022
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Next Post

"Mundësi të reja" - Horoskopi sot, 17 qershor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In