Aktualitet

Italia riatdheson nga Spanja bosin e kokainës, kishte ortakë shqiptarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 15/05/21 |
mapo.al

Është riatdhesuar nga Spanja në Itali, bosi mafioz i kokainës në Europë e botë, ndranghetisti Giuseppe Romeo 35 vjeç, i cili kishte lidhur pakte bashkëpunimi dhe me trafikantë shqiptarë.






Giuseppe Romeo me rolin e promotorit, organizatorit e financuesit të trafikut të kokainës në Europë, jetonte në Gjermani e vepronte mes territorit të Calabrias, Lombardisë e Europës Veriore duke lidhur marrëveshje me furnizuesit e kokainës në Belgjikë, Gjermani e Hollandë.
Disa nga ortakët e tij ishin trafikantë shqiptarë.


I njohur me nofkat “u pacciu”, “maluferru”, “u nanu”, u arrestua më 11 mars 2021 në Barcellonë e konsiderohej një nga mafiozët më të rrezikshëm të kokainës, i shpallur në kërkim nga antimafia italiane.







Arrestimi i tij është një suskes i arritur falë operacionit “I CAN” (Interpol Cooperation Against ‘Ndrangheta), promovuar nga Italia për t’i dhënë një goditje globale mafias kalabreze Ndrangheta e kryer në bashkëpunim me Autoritetet policore të 10 shteteve (Argentina, Australia, Brasile, Canada, Colombia, Francia, Germania, Svizzera, Uruguay, USA).

Lexo edhe :  'Kapo shqiptar' arrestohet në Itali me 36 kilogramë kokainë në makinë


Ndaj bosit të kokainës rëndon dënimi me 20 vite burg për trafik ndëkombëtar lëndësh narkotike e riciklimi parash të pista, në kuadër të operacionit antimafias kalabreze “European ‘Ndrangheta Connection”, i 5 dhjetorit 2018.



Gjithashtu Giuseppe Romeo është vënë nën hetim nga operacionet antidrogë “Pollino” e “Platinum Dia-Stupefacenti”, që kanë dokumentuar lidhjet e bashkëpunimit të tij kriminal me trafikantë shqiptarë të kokainës, si dhe me trafikantë kolumbianë e rumunë./ Alba Kepi

1


Etiketa: , , , ,

Pas