Aktualitet

Italia shënon rënie/ Më pak të infektuar nga koronavirusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 22/02/21 |
mapo.al

Janë 9360 personat e infektuar në bilancin e fundit italian, në ulje të dukshme nga dita e mëparshme, kur ishin 13452. Vlen të theksohet që ulja e testime të kryera ishte po aq evidente, 170 mijë krahas më shumë se 250 mijë të 24 orëve më parë, dh ese shifrat i referohen fundjavës, ku kryhen më pak testime.





Dhe që shifrat në vetvete nuk tregojnë gjë, e dëshmon niveli i pozitivitetit, që në fakt është rritur duke shkuar në 5.6%, por edhe numri i viktimave, që është rritur në 274 nga 232 të bilancit të mëparshëm, ndërkohë që janë 2118 personat e shtruara në terapi intensive në të gjithë vendin.


Në përgjithësi, prej 5 javësh gjendja shihet e qëndrueshme nga virologët, ku vërehet gjithsesi një trend në ulje të viktimave në javët e fundit. Për shembull, nuk kishte ndodhur kurrë që vendi të kishte më pak se 300 viktima, tre ditë radhazi.

Lexo edhe :  Kosovë- Bien viktimat, 498 raste të reja me koronavirus në 24 orë



Emilia Romanja është rajoni më i goditur sot me 1847 raste, e ndjekur nga Lombardia, por shqetëson rritja në provinca specifike si Bolzano, me 591 raste për 100 mijë banorë, por edhe Peskara, Bolonja, Ankona, Trento dhe Peruxhia.


1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas