Aktualitet

Italia shënon rritje të shifrave të koronavirusit, priten masa të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:32 - 14/01/21 |
mapo.al

Bilanci i sotëm italian regjistron një rritje të rasteve dhe viktimave.



Sipas autoriteteve, janë 17246 rastet e reja të infektuara, në rritje nga 15774 të ditës së mëparshme.


Ndërkohë, bilanci i viktimave mbetet i lartë, me 522 të tilla, për një bilanc total që shkon në 80848.



Rritet sërish raporti testime/raste pozitive, që nga 8.9% i ditës së djeshme është rritur në 10.7%.



Lombardia kthehet sërish në rajonin më të goditur, me 2587 gjatë 24 orëve të fundit.


Ndërkohë, më 16 janar priten masat e reja të qeverisë për parandalimin e virusit.

Sipas burimeve, gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet të paktën deri në 30 prill, dhe lëvizjet ndër-rajonale do të kufizohen edhe në rajonet më pak të goditura. Lëvizjet lejohen deri në orën 22, ndërkohë që restorantet dhe lokalet mbyllin në orën 18.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas