Situata nga COVID-19 në Shqipëri paraqitet e mirë, por kjo nuk ka sjellë ndryshim për qytetarët shqiptarë pasi shtetet fqinje vazhdojnë t’i “mbyllin derën” Shqipërisë.
Qeveria italianë ka vendosur të shtyjë kufizimet për udhëtarët shqiptar deri më 30 korrik.
Sipas një njoftimit të publikuar nga Ambasada italiane në Tiranë, drejt vendit fqinj “kanë të drejtë të udhëtojnë shtetasit italianë dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, familjarët e tyre si dhe ato persona që kanë leje qëndrimi”.
Përveç këtyre kategorive, mund të lëvizin lirisht qytetarët për raste emergjence shëndetësore, studime apo biznesi.
Ambasada bën me dije se kategoritë që lejohen të udhëtojnë duhet të jenë pajisur me testin negativ të Covid-19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit.
Gjithashtu edhe Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, teksa lejohen të kalojnë me një numër të kufizuar ata me leje qëndrimi dhe punonjësit sezonal.