Sport

Italia U-21 nis Europianin me fitore ndaj yjeve të Spanjës (Video)






               Publikuar në : 09:24 - 17/06/19 |
mapo.al

Ditën e dielë u hap edhe Europiani për moshat U-21, i cili po zhvillohet në Itali. Vendasit e nisën kompeticionin në shtëpi ndaj Spanjës dhe arritën një fitore të madhe me përmbysje (3-1). Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, në minutën e 9-të, me një goditje nga jashtë zone. Por italianët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 36-të shënuan golin e barazimit. Ndërkohë, goli i dytë dhe i përmbysjes erdhi në minutën e 64. Për të siguruar 3 pikët e para në grupin A, mendoi Pelegrini. Ky i fundit, nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 82-të, pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Soler, i cili u akordua me VAR.





Etiketa: , , ,

Pas