Arrestohet italiani Gabriele Tarroni Longinotti, i akuzuar për mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove.
Mësohet se arrestimi ka ndodhur më 29 mars 2021. Italiani akuzohet për mashtrim ndaj kompanisë BP të cilës i ka vjedhur shumën prej 1 milionë eurosh. Raportohet se italiani ka falsifikuar dokumentet bankare.
Krahas tij nën hetim është vënë dhe shoqëria GALA me seli në Tiranë me administrator po Gabriele Tarroni Longinotti. Ngjarja u raportua edhe nga policia shqiptare, ku në një njoftim për mediat, në ato ditë, policia raportoi se:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga shërbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa shoqëria BP shpreh vlerësimin për punën e shkëlqyer të bërë deri tani nga policia e shtetit dhe ka besim në rezultatin final të hetimeve, të cilat janë akoma në vazhdim nga autoritetet kompetente.