fbpx

Aktualitet

Italiani i pajetë gjendet pas 15 vitesh, policia kërkon gruan shqiptare (EMRI)






               Publikuar në : 16:43 - 02/09/19 |
mapo.al

Bëhet fjalë për Rosario Tilotta, një italian i cili ishte i martuar me një shqiptare, identifikuar si Elva Kurti, e cila është në kërkim nga policia. I zhdukur prej 15 vitesh, trupi i italianit u gjend i dekompozuar brenda një makine Ford Fiesta 80 metra në liqen.

Siç shkruajnë mediat italiane, çifti ishte martuar pak kohë para se italiani të zhdukej. Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur gjurmët e gruas së Rosario Tilotta, Elva Kurti, e cila nuk ndodhet më në Itali që nga viti 2007.

Sipas policisë, viktima dhe gruaja e tij shqiptare nuk kanë asnjë precedent penal. Shqiptarja, e cila mbërriti në Itali në vitin 2002, duket se nuk është ndalur kurrë gjatë kontrolleve për ushtrim prostitucioni nga policia italiane.

Për momentin të gjitha hipotezat mbeten të hapura për vrasjen e italianit.

Tilotta mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe të ketë rënë në liqen për shkak të ndonjë sëmundjeje ose një aksidenti, ndërsa vëllai përjashton mundësinë që ai të ketë kryer vetëvrasje.

Autopsia do të duhet të zbulojë nëse ka pasur shenja dhune në trup.





Etiketa: , ,

Pas