Aktualitet

Iu bë atentat me tritol në makinë, del fotoja e Preng Gjinit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 16/09/20 |
mapo.al

Del fotoja e Preng Gjinit, objektivit të atentatit të djeshëm me eksploziv në Tiranë. Ai ndodhet momentalisht në reanimacion, në Spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar për jetën.


Preng Gjini i është nënshtruar një operacioni në bark, një ndërhyrjeje kirurgjikale tek sytë, dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni të tretë në dorën e majtë.


Preng Gjini po udhëtonte pasditen e djeshme në Urën e Selitës me makinën e kushëririt të tij, tip “Benz A Class”, kur kjo e fundit shpërtheu në sajë të lëndës plasëse (400-500 gram eksploziv). Roli i të afërmit ende nuk dihet, nëse ka qenë shënjestra- çka do të ndryshonte të gjithë rrjedhën e ngjarjes-apo ai që ka tradhtuar 51-vjeçarin.


Rezulton se Preng Gjini ka qenë fillimisht me një automjet të llojit fuoristradë. Ai e ka lënë këtë makinë pranë “Pallatit me Shigjeta”, për të marrë më pas “Benz A Class”.


Preng Gjini është i fundit i sagës së hakmarrjeve mes dy familjeve të njohura në Mirditë.

LEXO EDHE:

Detaje nga atentati me eksploziv në Tiranë/ Preng Gjini, në reanimacion

 


Etiketa: , ,

Pas