Aktualitet

Iu bë atentat në Vlorë, ja kë plagosi në 2018-në Nikollaq Çepaj, zbardhet e shkuara





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 18/01/20 |
mapo.al

Në muajin maj të 2018-së Nikollaq Çepaj (Taullaraj), plagosi me pistoletë Eraldo Lazajn. Çepaj u arrestua, ku iu gjet dhe arma e krimit, por ka qëndruar në qeli vetëm 1 vit e 6 muaj, pasi është liruar nga burgu. 3 ditë pasi la qelitë Nikollaq Çepajt i bë atentat, ende nuk dihen autorët, por dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e vitit 2018-të.


Ja përse u arrestua Nikollaq Çepaj në 2018-në:



Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ”Pavarësia”, ngjarje e ndodhur 3 javë më parë.


Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj),  banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është  sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMW X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nikollaq Çepaj

Lexo edhe:

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagosen 2 persona (Detajet + Emrat)

Sapo kishte dalë nga burgu, dinamika e atentatit në Vlorë (Video)



Etiketa: , ,

Pas