Aktualitet

Iu dogj makina, flet e motra e punonjësit të Kadastrës: Dyshoj te ish-bashkëshorti, do djalin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:42 - 04/02/21 |
mapo.al

Makina e punonjësit të Kadastrës së  Vlorës, Ermal Hoxha, u dogj në orët e para të mëngjesit. Teksa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, për këtë ngjarje ka folur e motra e Hoxhës, Zamira.






Ajo tregon se ka dëgjuar borien e makinës në orën 03:30 të mëngjesit, dhe ka dalë jashtë banesës  me mendimin se diçka i ka ndodhur së ëmës.


Ermali, sipas Zamirës, nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka abuzuar me detyrën. E motra e të shënjestruarit ngre hipotezën se kjo mund të jetë një ngjarje stisur ose një mesazh nga ish i shoqi, me të cilin ndodhet në një proces divorci prej disa ditësh.







“Ishte  ora 03:30 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Njoftova familjen dhe policinë.Vëllai im nuk ka konflikte. Ermali punon në Hipotekë. Ai nuk ka shkelur asnjëherë në kallo.




Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy

Unë e deklaroj hapur, kam një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin tim; kam 6 vjet dhe gjyqin e kam më datë 9 shkurt. Unë si çështje e ngre këtë për ish bashkëshortin tim, me qëllim për të marrë djalin. Ai nuk arriti të marrë fëmijën, dhe arrin deri në këtë pikë që të tregojë se fëmija nuk mund të jetojë këtu, se i cenohet jeta…Unë e hedh si dyshim, në polici e bëra me dije”, –  shprehet Zamira Hoxha.



LEXO EDHE:

Vlorë – Digjet në orët e para të mëngjesit makina e punonjësit të Kadastrës

1


Etiketa: , ,

Pas