fbpx

ShowBizz

Iu fshiu këngët, On Records kanë diçka për t’i thënë Mozzikut dhe Getinjos






               Publikuar në : 16:37 - 29/01/19 |
mapo.al

Një vit më parë vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin në qendër të vëmëndies nga mediat pasi u larguan nga kompania muzikore On Records.


Të shumta ishin reagimet e artistëve të tjerë dhe menaxherit të labelit On Records Met Elshani, ku akuzonin njëri tjetrin për mashtrime.



Projektet muzikore të dy vëllezërve u fshinë nga kompania ku ata ishin pjesë dhe çështja e tyre shkoi në gjykatë.

Menaxheri Met Elshani ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se pritet të aprovohet kërkesa për masën e sigurisë ndaj tyre.

“Ne jemi kundër atyre artistave, të cilët në momentin që kanë depërtuar në treg, ikin në mënyrë të pahijshme, pa biseduar me menaxherët. Mozzik dhe Getinjo kanë bërë një gjest shumë të pahijshëm duke qëndruar në një hotel luksoz në Stamboll dhe kanë nxjerrë një shkrim se nuk janë më në On Records pa ditur asgjë kompania. Veprimi i tillë na ka shtyrë ne që neve të përballemi me gjyq. Për momentin po merremi me kërkesën për masën e sigurisë, e cila nuk është aprovuar ende. Datë të caktuar për seancat kryesore nuk kemi ende. Më vjen mirë që vazhdojnë me mbrëmje pasi disi duhet të mi kthejnë paratë e mia”, tha Meti për SevenBizz.

 

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas