fbpx

Aktualitet

Iu gjet kallash në banesë, burg xhaxhait të vëllezërve Kusi (DETAJE)





               Publikuar në : 12:23 - 19/10/19 |
mapo.alm

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Lulzim Kusin, xhaxhanë e vëllezërve Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj teksa kryente punime në vilën e tyre. Kusi u arrestua dy ditë më parë, pasi në shtëpinë e tij e lokalizuar në fshatin Allgjatë në majë të një kodre, u gjet rreth një muaj më parë një kallashnikov.


Raportohet se Kusi ishte i pranishëm në seancë, ku mësohet se ka thënë që nuk ka qenë në dijeni të armës pasi në atë banesë ka vite që nuk jeton njeri.



Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje.


Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikimin e se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

LEXO EDHE: 

Vranë teknikun e kondicionerit, arrestohet xhaxhai i vëllezërve Kusi

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas