Gramsh – Zbulohet identiteti i gruas së mbytur në liqenin e Banjës, trupi i së cilës u nxorr mëngjesin e sotëm.
Ajo është Lumturi Zogu, 53 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Lumturi Zogu mësohet se vuante nga depresioni dhe kohët e fundit është rënduar psikologjikisht pas një operacioni në zemër.
Gjithashtu raportohet se, viktima jetonte vetëm me burrin, gjithashtu i sëmurë.
Trupi i të ndjerës është dërguar në morgun e Gramshit, për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore.
LEXO EDHE: