fbpx

Aktualitet

Iu gjetën 15 armë në Elbasan, gjykata liron Ilir Bekon





               Publikuar në : 20:08 - 28/08/19 |
mapo.alm

Tre ditë pasi u vetëdorëzua në policinë e Elbasanit, gjykata e këtij qyteti ka vendosur të lirojë nga qelia Ilir Bekon, pronarin e disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan. Ilir Beko, në seancën e sotme gjyqësore ka pohuar se 15 armët e zjarit që u sekuestruar në ambjentet e karburantit të tij në Papër, nuk janë të tijat dhe s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë.


Beko, i ka kërkuar gjykatës që ta lirojë pasi nuk kishte asnjë lidhje me armët. Nga ana tjetër avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në gjendje të lirë kundrejt një shumë financiare prej 50 milion lekë të vjetra, që biznesmeni Ilir Beko, ishte në gjendje ta vinte si garanci pasurore kundrejt lirimit të tij.



Nga ana tjetër prokuroria e Elbasanit, ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” për Bekon, duke argumentuar se 15 armët e zjarrit, janë gjetur në një banesë që është pronë e tij, në Papër të Elbasanit. Por pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjyqtari i çështjes ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës duke lënë të lirë Ilir Bekon, kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra. Armët u zbuluan në Korrik 2019, një ditë pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur dhe tjetri i vdekur./Mapo.al/



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas