Aktualitet

Iu gjetën kanabis dhe një arsenal armësh në banesë, arrestohet 36-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:14 - 10/07/20 |
mapo.al

Një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet D. B., banues në fshatin Radovickë në Kolonjë, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit të banesës së tij Policia gjeti të kultivuar disa fidanë kanabis.


Gjithashtu gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku u gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatikë, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.



Njoftimi i Policisë:

Kolonjë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”.

Sekuestrohet arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i arsenalit të armëve, njëherazi edhe autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas