Aktualitet

Iu gjetën paratë e grabitura në Rinas, lihet në burg Hasan Kanaçi






               Publikuar në : 13:24 - 18/06/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanaçit, të dyshuarin se informonte grabitësit e Rinasit, për mbërritjen e blindave me para. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg pa afat”.


Hasan Kanaçi punonte në pjesën e Cargos në Rinas dhe kishte informacion se kur do vinin blindat me para. Gjatë arrestimti Hasan Kanaçit i janë gjetur mbi 100 mijë euro, para këto në valutë, euro, paundë, dollarë e lekë, të cilat dyshohet se janë një pjesë e parave të grabitura në Rinas.

Në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën rreth 6 milionë euro në vetëm pak minuta, teksa grabitësit u futën në pistë me një fugon të modifikuar ‘hetimi tatimor’. Pas largimit të grabitësve gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë u vra Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj vjedhje spektakolare.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 7 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement, Eldi Çala dhe Hasan Kanaçi. Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas