Nga pesë rastet e reja të rezultuar pozitiv me koronavirus në Durrës, një është punonjëse e Institutit të Shëndetit Publik.
Mësohet se e infektuara me Covid-19, është një laborante në ISHP-në e Durrësit.
Punonjësja e infektuar iu merrte tamponët personave të dyshuar për COVID-19 dhe dyshohet se është infektuar gjatë punës.
Aktualisht vijon hetimi epidemiologjik, teksa po ju bëhen tamponët familjarëve por edhe kontakteve të saj.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, ndërkohë që viktimat kanë shkuar në 51.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 375; Durrës 174; Shkodër 154; Vlorë 84; Fier 44; Lezhë 27; Korçë 25; Kukës 13; Elbasan 12; Gjirokastër 7 dhe Berat 5.