fbpx

Aktualitet

Refuzohet azili, kthehen në Rinas 104 emigrantë shqiptarë





               Publikuar në : 14:32 - 10/09/19 |
mapo.alm

104 shqiptarë që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së u kthyen sot me charter në Rinas. Ata kishin emigruar kryesisht në Gjermani por dhe në Francë e Belgjikë.


Njoftimi i Policisë:



Rinas – Riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE apo kishin kërkuar azil.


Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar ditën e sotme në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Mesditën e sotme nëpërmjet dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe një herë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

<
>
0cd35409-2dc2-4981-b9d6-aff47968f884 a6a5d695-cf87-4364-8796-033845d33831 f9ba81cf-5e02-4e39-ab8d-75ff6b55d5a7


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas