Mjeku Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion ka fituar të drejtën për të dhënë mësim si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Mësohet se, pavarësisht akuzave për korrupsion, Prifti ka fituar të drejtën e tij në Gjykatën e Apelit për t’u rikthyer në detyrë, si pedagog.
Ndërsa kërkesën për t’u rikthyer si kardio-kirurg, Apeli ia ka rrëzuar duke e lënë Priftin jashtë dyerve të spitalit.
Më herët, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë sekuestrimin preventiv të llogarive bankare të mjekut kardio-kirurg, Edvin Prifti, i cili është nën hetim për korrupsion, konkretisht 51 milionë e 479 mijë lekë dhe 177 mijë e 497 euro.
Prifti po hetohet dhe për patrim parash pasi akuzohet se paraqiste fatura false për të mos paguar tatime.
Prifti doli në skenë gjatë hetimeve për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila u vu në pranga në fillim të muajit shkurt, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani.
Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.