“Ju lutem, i mos sillni prindërit këtu, të afërmit…” Kjo thirrje plot brengë vjen nga dy vajzat e Rifat Lalos, të prekur së fundmi nga koronavirusi, që ndërroi jetë në spitalin Infektiv.
Motrat shprehen me zë dhe figurë se u është kërkuar para që të atin ta nxirrnin nga Infektivi, në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit.
Vajzat gjithashtu thonë se kanë prova që vërtetojnë se babai i tyre nuk ka marrë kurrfarë kujdesi mjekësor.
Viktima mësohet se është vëllai i ish-ambasadorit Vili Minarolli, ndonëse me mbiemër të ndryshëm. Rifat Lalo ishte rritur nga halla e tij, dhe ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.
Deklarata e dy motrave për Fax News:
Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe thoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.
Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni para dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për t’ia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak-fak.
Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.