Aktualitet

Iu vendos 600 gr tritol në makinë – Vlonjati: Ja si e zbulova dhe shmanga atentatin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 22/11/20 |
mapo.al

Vlorë – Një atentat në tentativë u regjistrua në mesnatë, në lagjen “Hajro Çakërri”. Ishte vigjilenca e pronarit të mjetit ku edhe ishte vendosur tritoli, që shmangu një shpërthim të mundshëm.


S.Binaj pohoi për grupin hetimor se nuk ka konflikte me askënd, dhe se nuk nuk e di se kush mund t’i ketë vendosur në makinë eksploziv.


Më tej, ai rrëfeu për hetuesit se si e pikasi tritolin në mjet. Duket se, Binaj u kthye rreth orës 01:30 në shtëpi me një tjetër makinë, kur vuri re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij të parkuar në pjesën e mëparme.



Kur iu afrua, Binaj konstatoi se gjendej një pako e dyshimtë. Ishte pikërisht ky momenti kur ai lajmëroi Policinë, e cila rrethoi zonën dhe njoftoi forcat antieksplozive për të shpërthyer në mënyrë të telekomanduar tritolin.

Lexo edhe :  Tritol lokalit të 46 vjeçares në Shkodër - 6 të shoqëruar, pista e hetimit

Teksa po punohet për të shkuar në gjurmët e autorëve, janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku ishte parkuar makina.


LEXO EDHE:

I vihet 600 gr tritol në makinë, vlonjati pikas pakon e dyshimtë, atentati mbetet në tentativë

 


Etiketa: , ,

Pas