Një sasi eksplozivi është vendosur në shtëpinë tre katëshe të Talo Çelës në Elbasan, mëngjesin e kësaj të enjte.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, teksa i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme banesës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri. Eksplozivi ka qenë vendosur në pjesën e jashtme të banesës.
Shtëpia nuk ishte e banueshme, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pak muaj me parë në një atentat mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i cili është i dyshuar për një sërë aktesh kriminale. 49 vjeçari Talo Çela është i përfshirë në grabitjen e famshme të Rinasit, si dhe në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.
Kush është Talo Çela
Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.
Më 17 shtator të këtij viti vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela u vra në një atentat mafioz teksa pinte kafen e mëngjesit në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu ky ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
LEXO EDHE: