Aktualitet

Iva Aliko pendohet për operacionet plastike: Po vuaj, dua të shfryj buzët dhe gjoksin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 25/02/20 |
mapo.al

Iva Aliko është ndër të paktat femra të showbizz-it në Shqipëri që ka pranuar ndërhyrjet kirurgjikale. Madje shprehu pendesë duke thënë se do i shfryjë buzët dhe gjoksin në momentin që do gjejë një mjek të mirë.


Ajo rrëfeu se i bëri ndërhyrjet kirurgjikale në një kohë kur ishin trend duke mos menduar gjatë pasojat e veprimit e saj, të cilat thotë se po i vuan edhe sot.



“Unë jam kundra ndërhyrjeve plastike edhe pse i kam bërë vete. I kam bërë para shumë vitesh dhe jam bërë pishman, jam penduar. Po përpiqem ti heq por do gjej vendin e duhur. Po t’i shfryj patjetër. Nuk më pëlqejnë më. Në kohën që kam kryer ndërhyrjet estetike kanë qenë trend, nuk e mendova gjatë dhe akoma po e vuaj këtë gabim. Derisa të gjej doktorin e duhur, në Shqipëri normalisht nuk bëhet fjalë”– tregoi Iva Aliko e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.


<
>
Iva Aliko1 Iva Aliko2 Iva Aliko3 Iva Aliko4 Iva Aliko5 Iva Aliko6 Iva Aliko7

Ajo pranoi se ndërhyjet në buzë i ka bërë në moshën 18 vjeçare. “Kam filluar të bëj ndërhyrje tek buzët para shumë vitesh, kur isha 18 ose 19 vjeç”– u shpreh Ilva.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas