Aktualitet

Ivi Kaso: Po gjejmë prova që vërtetojnë parregullsitë në zgjedhje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 03/05/21 |
mapo.al

Nga selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka deklaruar se partia më e madhe e opozitës është duke mbledhur provat që do të vërtetojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.





Kaso tha se në PD kanë bindjen se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.


“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, tha Kaso.





E pikërisht për këtë dosje me prova që pretendojnë se kanë demokratët janë informuar edhe shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek si edhe ambasadori italian, Fabricio Buci, me të cilët kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot takime të njëpasnjëshme.

Lexo edhe :  Lefter Maliqi: Të ngrihet populli, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme


Partia Demokratike dhe aleatë të saj kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë se kanë blerë votat për zgjedhjet e 25 prillit, duke deformuar rezultatin si edhe kanë pretenduar për parregullsi në procesin e votimit dhe numërimit.


Për këtë arsye, PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ. Ashtu sikundër kërkoi edhe të dhënat e grumbulluara nga identifikimi biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë, por edhe të atyre që u identifikuan manualisht në zonat ku pajisja elektronike nuk funksionoi.

Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, edhe LSI-ja, një ditë pas PD-së, iu drejtua me kërkese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe nga demokratët, Monika Kryemadhi kërkon vetëm pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

13


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas