Prej disa kohësh tashmë ajo flet në emër të Izet Haxhisë dhe përdor profilin e tij në Facebook për t’u bërë urë lidhëse mes tij dhe publikut.
E dashura misterioze e ish-truprojës së Sali Berishës e mbështet atë që prej kur është dorëzuar dhe kthyer para drejtësisë shqiotare.
Izeti e prezantoi fillimisht me pseudonimin “Franca” ndërsa shumë pak dihet për vajzën, që i ka pushtuar zemrën të burgosurit më të diskutuar për momentin në Shqipëri.
Ajo jeton në Francë dhe është soprano ndërsa sipas shqiptarja.com, vajza që i ka premtuar dashuri në përjetësi Izetit quhet Erjona P. dhe është ajo në foton e mëposhtme.
Kujtojmë se ish-bodigardi i Sali Berishës premton një tërmet politik nëse rihapet dosja “Hajdari”. Haxhia po tenton të pastrojë emrin e tij nga akuzat dhe dënimi me 25 vite burg, dhënë në mungesë, për ekzekutimin e Azem Hajdarit, cilësuar si vrasja e shekullit.
Ai shfaqet shumë i dashuruar me “Francën”, ndërsa i propozoi martesë asaj nga salla e gjyqit.