Aktualitet

Izolimi nga COVID-19/ Dyfishohen vetëvrasjet në New York





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 30/04/20 |
mapo.al

Qysh nga nisja e izolimit dhe masave kufizuese prej koronavirusit, dyfishohen vetëvrasjet në Queens, një prej zonave më të mëdha të Nwë York, qyteti amerikan i goditur më egërsisht nga epidemia e koronavirusit.


Alarmi u dha nga prokurorja e distriktit Melinda Katz, e cila tha se duhet konsideruar “edhe gjendja e shëndetit mendor në këtë krizë shëndetësore”.


Sipas të dhënave të publikuara nga Katz, duke nisur nga 15 marsi dhe deri më 29 maj, 16 persona janë vetëvrarë në Queens, ose dyfishi i rasteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


“Viktimat janë të rinj dhe të moshuar. Ju lutem le të rrimë pranë të afërmve dhe fqinjëve dhe të interesohemi për njeri tjetrin”, tha Katz.


Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, urdhëroi masat kufizuese dhe izolimin duke nisur nga 20 marsi.

Me një total prej mbi 17 mijë viktimash nga Covid-19 në të gjithë New York, rreth 3600 vdekje janë raportuar vetëm në Queens.


Etiketa: , ,

Pas