Aktualitet

Izolimi nga koronavirusi, Pampuri jep këshillat: Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 17/03/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e PD, me profesion psikologe Orjola Pampuri jep këshilla si duhet të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë. Ajo thotë se ntyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrdhënieve sociale.


“Ne jemi mësuar që cdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’i shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi”, shkruan ajo.


Një nga këshillat, mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht.


Postimi
Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe. Një shëndet I mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh. Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë. Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë: C’farë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, c’farë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë. Besoj kjo është panorama e gjëndjes së secilit prej nesh


në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithe kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cënojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsession të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirqënien e shëndetit tonë mendor. Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që cdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’I shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.


Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t’ju dëgjojë e pse jo dhe t’ju këshillojë. Sot në qëndër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me dicka tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit mirë. Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë.

Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t’I shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, cdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje. Kështu do të mund t’I shpëtoni stresit I cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse I tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.

Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqëndroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH.

Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht. Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta ekperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.
Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qënia njerëzore duhet ndonjëherë të ekserimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është.

KJo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim. Mendoni pozitivisht, regoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen.


Etiketa: , ,

Pas