Çdo 27 janar Shqipëria përkujton Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holocaust-it. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë caktoi vite më parë këtë datë si “Dita e Kujtesës”, në përgjigje të vendimit të OKB-së, që në janar të 2005-ës. Kjo datë i jep përgjigjen më të merituar ndonjë lideri të çmendur në botë, ku marrëzia apo racizmi e çonte deri në mohimin e Holocaust-it dhe të drejtën e popullit hebre për të patur shtetin e vet. Liderë të tillë, në shumë raste kanë artikuluar hapur dhe drejtpërdrejt thirrje antisemite, pikëpamje thellësisht raciste, duke mohuar Holocaust-in dhe hedhur poshtë të drejtën e Shtetit të Izraelit për të ekzistuar, me formulën e njohur anti-semite: Një botë pa Izraelin në hartë.
Ndoshta një prej momenteve më prekëse në jetën time ka qenë vizita e parë në Tokën e Shenjtë, diku në qershor të 2007-ës (pak më shumë se një muaj para se të merrja detyrën e ambasadorit atje), kur vizitova Muzeun Yad Vashem në Jerusalem dhe aty pashë me sytë e mi, lexova i pikëlluar emrat e miliona hebrenjve të vrarë gjatë Holocaust-it por, në veçanti, emrat e 1.5 milionë fëmijëve viktima të atij krimi.
Këto janë fakte tronditëse, që ekzistojnë objektivisht dhe nuk janë opinione, as në formën e gjykimit, as në formën e pëlqimit prej dikujt. Lidhja midis popullit hebre dhe tokës së Izraelit daton për më shumë se 3500 vjet. Judea dhe Samaria janë vende ku kanë jetuar Abrahami, Isaku, Jozefi, Jakobi, Davidi, Solomoni etj. Për rreth 2000 vjet hebrenjtë u masakruan, u shpërndanë me forcë në të gjithë botën dhe u dëbuan nga toka e tyre, duke kulmuar me Holocaust-in, një ngjarje makabre, shfarosëse dhe e paprecedentë në historinë e kombeve. Jo rrallë është mbrojtur teza se, nëse nuk do të kishte ndodhur Holocaust-i, shteti i Izraelit nuk do të ishte krijuar, por në fakt, e kundërta do të ishte e vërtetë: nëse do të kishte ekzistuar shteti i Izraelit, Holocaust-i mund të mos kishte ndodhur. Historia tragjike e hebrenjve është e provuar botërisht, historikisht dhe shkencërisht.
Sipas Hannah Arendt, ngjarjet, të kaluarat dhe të tashmet, janë mësuesit e vërtetë dhe të vetmit ku shkencëtarët politikë mbështeten dhe ne duhet t’i besojmë historisë, sepse siç thotë Hegeli, “është e vetmja shkencë e saktë”, pavarësisht se nga ana tjetër, siç shprehet Presidenti i Shtetit të Izraelit, Shimon Peres, historia përbën një keqkuptim të gjatë.
Hebrenjtë, me moralin e tyre të fortë “ballë për ballë”, u ngritën nga hiçi dhe arritën majat e shkencës dhe inovacionit, lirisë dhe demokracisë, dhe kudo tjetër, madje duke i dhënë kuptimin e duhur, ndoshta si askush tjetër, të drejtës, pronësisë dhe demokracisë. Është shembulli par excellence i ndarjes së pushteteve, i respektimit dhe paprekshmërisë së gjyqësorit dhe medias. Ata kanë një raport të drejtë më shtetin, të kontributit që ata japin për të, por dhe të një marrëveshjeje të kushtëzuar me të, bazuar në ekuacionin, pa hezitim, “m’jep, t’jap”. Ata janë këmbëngulës. Kanë luftuar gjithnjë për mbijetesë, duke qenë të përgatitur për më të keqen, por kanë shkëlqyer kur janë shfaqur. Janë të fiksuar prej faktit që të tjerët kanë dashur dhe duan t’i shkatërrojnë dhe kanë të drejtë, pasi rrethohen nga vende aspak miqësore me ta. Në një mbledhje të Kabinetit të tij, ish-kryeministri Ehud Olmert, më 17 mars 2009, do të deklaronte: “Gjithnjë jam përgjigjur se hebrenjtë ruajnë kujtime të ndryshme dhe dhimbje të tjera. Kam replikuar se ne jetojmë me plagë që të tjerët nuk i kanë përjetuar ose vuajtur”. Hebrenjtë kanë patur dhe kanë besim vetëm tek Zoti, që do t’i shpëtojë përfundimisht një ditë, dhe nuk kanë besim tek askush tjetër, madje “mos u besoni as gjenerozëve dhe mos shpresoni se gurët do të zbuten”– pat thënë kryeministri Benjamin Netanjahu në një tjetër mbledhje qeverie, më 18 prill 2010, duke cituar Binyamin Zeev Hertzl.
Por nga ana tjetër, hebrenjtë janë shumë informalë, miq të ngushtë, krejt të lirë, madje janë të bindur se është e mundur të ketë një diskurs informal me këdo, kudo qoftë ai/ajo, në jetën private apo atë publike. Pikëpamja e tyre mbi botën është si një “post-traumë”, sipas Prof. Gad Yair. Të qenit izraelit, apo Izraelizma lidhet me të qenit një hebre që ka përballuar miliona gjëra, që prej eksodit në Egjipt deri tek Shoah. Të qenit izraelit, në subkoshiencë, është ende një vazhdim i drejtpërdrejtë i kësaj. Në këtë kuptim, çdo izraelit sheh vetën e vet si hebre, por gjithnjë me karakter fituesi.
Për të kuptuar sa më mirë historinë e njerëzimit, duhet të kuptojmë historinë e hebrenjve, pasi, sipas historianit Paul Johnson, ata kanë penetruar dhe janë të pranishëm pothuajse në të gjitha shoqëritë.
Ne shqiptarët nuk mund të nënvizojmë pafund kontributin që kemi dhënë në shpëtimin e jetëve të hebrenjve, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kjo dihet ndërkombëtarisht, madje në emër të një qëndrimi edhe më fisnik, nuk duhet ta mbipërdorim këtë akt njerëzor, aq domethënës për kombin tonë, por sa i takon 27 janarit ne të gjithë duhet të reagojmë, të kujtojmë dhe të reflektojmë, që të mos ua lëmë kujtimin e viktimave të Holokaustit vetëm të afërmve të tyre, vetëm hebrenjve, vetëm Shtetit të Izraelit, pasi kështu ata mund të harrohen. 27 janari është dhe duhet të jetë Dita e Kujtesës për Njerëzimin, për mbarë qytetërimet në botë, pavarësisht etnive, racave dhe feve. Holokausti ishte krim dhe duhet të dënohet nga e gjithë bota si i tillë.
Një botë me Izraelin në hartë do të thotë një botë me demokraci funksionale, shembulli më brilant i ndarjes së pushteteve, me një aleat të madh të SHBA-ve, si dhe me një vend mik e shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
*Prof. asoc. Dr. Tonin Gjuraj ka qenë ambasador i Shqipërisë në Shtetin e Izraelit (2007– 2009). Aktualisht është Rektor i Universitetit Europian të Tiranës.
Si shqiptare e kemi per nder qe i dhame besen shume hebrenjve ne pike te hallit qe donin te shpetonin lekuren nga mizoria naziste dhe gulaget staliniste. Vertet per nder qe nuk u beme pjese qofte edhe e periferike e shfarosjes se nje race. Ahmedinexhadi dhe pasuesit e tij jane thjesht vemje qe te bejne me shume nder kur i ke armiq se sa miq. Fatkeqesisht bujaria dhe sakrifica e shqiptareve nuk na eshte kthyer me njohjen e Kosoves. Te shpresojme ne te ardhmen.
Gjithsesi, jo gjithcka shkon fjolle edhe ne anen izraelite diteve te sotme. “Hebrenjtë kanë patur dhe kanë besim vetëm tek Zoti, që do t’i shpëtojë përfundimisht një ditë, dhe nuk kanë besim tek askush tjetër, madje “mos u besoni as gjenerozëve dhe mos shpresoni se gurët do të zbuten”– pat thënë kryeministri Benjamin Netanjahu në një tjetër mbledhje qeverie, më 18 prill 2010( citoj z.Gjuraj ne shkrimin e tij).
Pikerisht ne kete kohe kur z.Netanjahu shprehej me keto fjale, nga faqet e “HAARETZ”-it, izraelitja Amira Hass(nje emer qe nuk ka nevoje per shume ndajshtesa njohese), shkruante keshtu per “muajin e mjaltit” greko-izraelit, ne dem te ndihmave humanitare per nje popull te burgosur sepaku ‘detarisht’:
“HAARETZ”
Izraeli, si një karikaturë anti-semite
Amira Hass
Si një karikaturë anti-semite, Izraeli ka zgjatur tentakulat e tij anendanë globit, në një përpjekje për të ndalur përgjatë dhjetë viteve lundrimin e anijeve drejt Gazës. Jo pak izraelitë e përkthejnë këtë si ngadhënjim.
Ngjarja mund të lexohet si vijon: Qeveria greke dëshironte të shpëtonte jetët e njerëzve të cilët i shquan si ekcentrike dhe mjeshtra të trazirave; edhe në qoftë kjo shprehje e naivitetit, gjithsesi është një përvojë tronditëse e madje edhe fatale. Ministri i jashtëm grek kundërshtoi idenë se trysnia izraelite e kishte detyruar qeverinë greke të ndalte nisjen e flotiljes. Ai u shpreh se Greqia dëshironte të parandalonte “ një katastrofe humanitare” në rast të një përplasjeje mes Forcave Izraelite te Mbrojtjes dhe protestuesve.
Në të vërtetë, një oficer i policisë greke – një ndër ata që kërkoi më kot të zbulonte ndërmjet pasagjerëve të anijes se cili ishte kapiteni i saj, foli troç: “Ne dëshirojmë t’ju shpëtojmë nga ushtria izraelite”, i tha ai njërit prej tyre.Njeriu gjuhëhelmët, ndaj të cilët duhet ndenjur gjithnjë syçelë, ishtë zëvendësuar me një komando detare izraelite.
Ashtu si në një karikaturë anti-semite, ku hebreu finok ishtë i dënuar të ishte humbësi dhe lë fatin të shkojë drejt fundit. Por tashmë qeveria izraelite po i bën disa ndryshime kësaj karikature, duke e skicuar si një fitore të lavdishme. Një luftë rraskapitëse – në formën e shkarjeve misterioze dhe të burokracive të pafundme nga autoritetet greke – i preu hovin planit për t’u ankoruar në brigjet e Gazës. Kur kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu falenderoi me dorë në zemër qeverinë greke, ai e dinte plotësisht se për çka po e falenderonte.
Ne duhet tashmë të presim “MEDIAleaks”-in për të njohur më në detaje se çfarë përfitoi Greqia në këmbim më shumë se forcimin e marrëdhënieve ushtarake. Ndoshta edhe para të thata, për të përplotur karikaturën?
Kjo është kohë e përshtatshme për të ushtruar trysni taktike. Qeveria greke gjendet në një situatë të vështirë, pasi BE dhe FMN janë duke ushtruar trysni ndaj saj që të jetësojë një plan shtrëngues në financa, të cilin shumë qytetarë grekë e kundërshtojnë me forcë. Vërtet, fakti që Greqia u bë nënkontraktor i ushtrisë izraelite nuk shkaktoi zemëratë popullore në vend, aq sa të mbusheshin rrugët, por megjithatë nuk ka dyshim edhe për këtë: Simpatia e ushtarëve grekë që ndaluan pasagjerët e flotiljes dhe ajo e zyrtarëve që zgjatën procedurat kishte lidhje me flotiljen dhe me Gazën; e jo aq edhe me përmbushjen e detyrave qeveritare. Këtë kishim mangët: një tjetër vend qeveria e të cilit shkon fjollë me Izraelin, në kundërshti të plotë me ndjesinë e gjerë popullore.
Organizatorët e flotiljes përdorën një ‘term’ nga bota e biznesit dhe e globalizmit për të përshkruar sundimin e Izraelit ndaj palestinezëve. Izraeli – thanë ata – ka “nënkontraktuar industrinë e bllokadës” së Gazës. Si shpërblesë, një qeveri e huaj- greke- pati rolin kryesor dhe përvetësoi politikën e përllogaritur të burgosjes së Rripit të Gazës .
Logjika të bën të arsyetosh se një qeveri që vleftëson klishetë e anti-semitizmit duhet të ngjallte shqetësimin e thellë të të gjithë hebrenjve cep e skaj të kësaj bote. Por qeveria izraelite po bën çfarë duan e besojnë verbërisht mbeshtetësit e saj. Për këta arsye, ka vetëm një stereotip që nuk ta zë syri këtyre anëve: ai i hebreut te mençur.
Diplomacia e nënkontraktuar, e egër dhe e potershme, si dhe lidhjet qesharake ishin ato që i ndalën udhën flotiljes, por nuk ia kanë dalë dot mbanë të ndalin ndërkombëtarizmin e çështjes së Gazës. Nëse Izraeli – që është më se i vetëdijshëm se qoftë edhe një grimcë eksplozivi nuk mund të gjente në flotilje – do të kishte lënë të lirë lundrimin drejt Gazës, flotilja nuk do të kishte tërhequr aq fort vëmendjen e medias ndërkombëtare siç edhe ndodhi.
Ndalimi i lundrimit të flotiljes nuk i ka shkurajuar aspak organizatorët e saj, të cilëve u është rregjur lëkura me betejat kundra racizmit e aparteidit. Madje, ky veprim ishte prova e gjallë për të dëshmuar se si veprojnë ‘të bardhët izraelitë”. Për rrjedhojë, bllokimi i ka motivuar edhe më tej për ta renditur kërkesën e palestinezëve për liri e pavarësi në krye të agjendës ndërkombëtare.
Buzeqeshje brilante, shkrim po ashtu. Urime profesor Tonini.
-Pershendetje per kujtimin qe i ben kesaj dite .Nuk kujtoj nese kemi ne Shqiperi nje dite te tille per krimet e komunizmit. Ndersa per temen me siper mendoj qe ne duhet te theksojme qe ishte shteti shqiptar qe ne periudhen e Mbretit Zog ku meqe pasaporta shqiptare vlente ne europe ka dhene shume pasaporta hebrejve qe largoheshin kryesisht nga Cekia dhe Austria. Qeverite ne periudhen fashiste gjithashtu mbanin qendrim liberal ndaj ligjeve antisemite. Ndersa me e vecanta eshte qe ne periudhen kur ushtria gjermane ne 1944 ishte prezente nuk mund te vepronte kunder hebrejve pasi qeveria e Rexhep Mitrovices nuk pranonte. Dhe per kete kishin miratimin zyrtar nga Keshilli i Regjences me Mehdi Frasherin,Pater Anton Harapin, Lef Nosin dhe Caf beg Ulqini. Shqiptaret treguan solidaritet pasi hebrejt e ardhur nuk kishin mundesi te blenin shtepi ose me qera dhe shqiptaret i strehuan dhe ketu eshte humanizmi e solidariteti. Por ishte administrata shqiptare e denigruar dhe denuar nga komunizmi qe i kishte marrur ne mbrojtje.Dhe komunizmi mburrej me qendrimin e shqiptareve ne kete rast por protoganistet i pushkatoi. pershendetje
Buzeqeshje super brilante shkrimi super gjithashtu, urime Profesori