Sport

Izraeli publikon listën anti-Shqipëri, kthehet edhe rreziku i kuqezinjve






               Publikuar në : 21:13 - 03/10/18 |
mapo.al

Trajneri i përfaqësueses së Izraelit, Endi Hercog, ka bërë publike listën për dy ndeshjet e tetorit që luan në Ligën e Kombeve dhe që janë përcaktuese tashmë për fatet e grupit dhe pozicionin që do të kenë kombëtaret.


Izraeli luan fillimisht në shtëpi ndaj Skocisë e më pas ndaj Shqipërisë, në dy sfida të cilat me siguri do të japin idenë e qarët të ndarjes së skuadrave dhe pozicioneve të tyre pa pritur duelet e nëntorit.

 

Për të marrë suksesin në këto dy ndeshje, Hercog ka vendosur që t’i besojë përsëri Eran Zahavit, lojtarit i cili krijoi panik në prapavijën kuqezi edhe në ndeshjen e parë në Elbasan derisa u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në të dytën. Zahavi mendohej se do të mungonte në këto sfida por nga stafi izraelit është bërë e ditur se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e javëve në vijim.

Lista

Portierë: Ariel Harush (Hapoel Ber Sheva), Gaiy Haimov (Makabi Haifa), Dani Amos (Makabi Netania)

Mbrojtës: Eitan Tibi, Sheran Jeini, eli Dasa (Makabi Tel Aviv), Omri Ben Harush (Lokeren), Shir Tzedek, Ben Biton (Hapoel Ber Sheva), Taleb Tauatha (Eintraht Frankfurt), Ajid Habshi (Makabi Haifa)

Mesfushorë: Bibras Naço (Olimpiakos), Eran Zahavi (Guangzhu R&F), Beram Kajal (Brajton), Dan Einbinder (Beitar Jeruzalem), Dor Peretz, Dor Miça, Dan Glazer (Makabi Tel Aviv)

Sulmues: Tomer Hemed (QPR), Munes Dabur (RB Salcburg), Dia Saba (Hapoel Ber Sheva), Manor Solomon (Makabi Petah Tikva), Mohamed Auaed (Makabi Haifa).


Etiketa: , , , ,

Pas