Aktualitet

Izraeliti vritet nga Hamasi, familja i dhuron organet, veshka e tij i shpëton jetën palestinezes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:05 - 20/05/21 |
mapo.al

Në një kohë që luftimet kanë hyrë në javën e dytë dhe më shumë se 230 persona kanë humbur jetën një lajm shpresëdhënës vjen nga Lodi, ku veshka e një izraeliti i vrarë gjatë bombardimeve i ka shpëtuar jetën një palestinezje.






U vra javën e kaluar nga një raketë e Hamasit në qendër të qytetit të Lodit, por sot më shumë se kurrë është bërë imazh i shpresës se paqja dhe bashkëjetesa mund të jetë e mundur edhe në Gaza.


Kjo është historia e Yigal Yehoshua, 56 vjeçari izraelit, familja e të cilit pas vdekjes vendosi që të dhurojë organet e tij për personat të cilit prisnin në radhë për transplant.







Veshka e Yehoshua, shpëtoi jetën e Randa Awis, një 58-vjeçare banore e vjetër arabe e Jeruzalemit, si për të treguar se jeta dhe dashuria vlen mbi çdo gjë.




Pas pritjes së gjatë për dhurimin e veshkave, Randa nuk mund t’u besonte veshëve kur mori telefonatën:



Mendova se dikush po tallej me mua kur më thane se pas nëntë vjetësh kishte një veshkë. Arrita në spital dhe u operova  operacionit, “tha ajo për N12. “Falënderoj familjen e Yigal, i falënderoj me gjithë zemër dhe Yigal është në një vend më të mirë. Për mua, ai është bërë pjesë e familjes time“.

Ajo ka theksuar se ajo dëshiron paqe mes nesh çifutëve dhe arabëve dhe shprehi keqardhjen e saj për fëmijët e vegjël që po dëmtohen më së shumti  në luftë.

Tani ndjehem shumë më mirë. Kjo veshkë tani është bërë pjesë e imja. Vajza ime u rrit me hebrenj dhe flet hebraisht si ata. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore.

Mjekët në Spitalin Shamir Assaf luftuan me ditë për të shpëtuar jetën e Yehoshua pasi ai u sulmua dhe u godit në pjesën e pasme të kokës nga protestuesit arabë në Lod javën e kaluar, por ai vdiq të dielën. Familja e tij vendosi të dhurojë organet e tij dhe ata u transplantuan në trupat e pesë pacientëve.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas