Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ja 12 projektet e reja të Bashkisë së Tiranës për shkolla, rrugë dhe rehabilitime të blloqeve urbane

by mapo.al
20/04/2018
in Aktualitet
0

Janë 12 rrugë, shkolla apo blloqe urbane të cilat do të rikonstruktohen apo rehabilitohen gjatë këtij viti nga Bashkia e Tiranës. Institucioni i pushtetit vendor ka hapur procedurat për studimin dhe projektimin e këtyre veprave të infrastrukturës, proces i ndarë në 12 lote dhe që do të kushtojë në total rreth 42.7 milionë lekë.

Projektet më të rëndësishme kanë të bëjnë me rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët “Liman Kaba”, “Prokop Mima”, “Robert Shvarc” dhe “Skënder Luarasi” në njësinë administrative numër 5; si dhe rikualifikimin e bllokut të kufizuara nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysen Dalliu” dhe “Asim Vokshi” në njësinë administrative numër 9.

Pas projektimit, punimet në këto dy blloqe llogariten të kushtojnë përkatësisht 180 milionë lekë dhe 157 milionë lekë.

Rehabilitimit do t’i nënshtrohet edhe qendra e Krrabës, më konkretisht fasadat e 3 pallateve dhe lulishtja, punimet për të cilat llogariten në 30 milionë lekë, raporton Scan.

Në grupin e rrugëve, parashikohet ndërtimi i Unazës 4 ose segmentit nga rruga “Ndre Mjeda” deri tek rruga “Dritan Hoxha”. Pas projektimit, ndërtimi i këtij segmenti pritet të kushtojë mbi 1 miliard lekë.

Rehabilitimi i bulevardit “Zogu I” është gjithashtu në planet e Bashkisë, konkretisht segmenti prej630 metrash nga ish-Stacioni i Trenit deri tek ndërprerja me Unazën e Vogël. Bulevardi do të shtrohet sërish me pllaka guri dhe në total pritet të kushtojë 750 milionë lekë.

Rreth 52 milionë lekë pritet të kushtojë edhe rikonstruksioni i rrugëve “Xhemal Sheh Abazi” dhe “Ymer Beqiri”. Në Tiranë do të ndërtohet edhe një rrugë paralel me rrugën “Benjamin Kruta” në njësinë numër 7.

Ndërkohë,  në Njësinë Administrative Kashar, do të ndërtohet rruga “Milto Sotir Gura”

Nën rikonstruksion do të përfshihen edhe rrugët e brendshme të fshatrave Pezë Helmës, Pezë e Madhe dhe Pezë e Vogël.

Sa i takon objekteve arsimore që do të rikonstruktohen, ato janë shkolla 9-vjeçare “Ali Demi”, shkolla 9-vjeçare në Bërzhitë dhe ambientet e saj sportive, si dhe shkolla e Mesme e bashkuar “Ymer Lala” në Surrel.

Në total, këto 12 projekte pritet të kenë një kosto të konsiderueshme realizimi, ku vetëm për blloqet dhe një pjesë të rrugëve vlera paraprake llogaritet në 2.1 miliardë lekë.

Tags: bashkia tiraneBenjamin KrutaHaxhi Hysen Dalliuscan

JU SUGJEROJME

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari
Aktualitet

Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari

21/05/2022
Next Post
Skandali me ekstradimin e gylenistëve, emërohet drejtori i ri i shërbimit inteligjent të Kosovës

Skandali me ekstradimin e gylenistëve, emërohet drejtori i ri i shërbimit inteligjent të Kosovës

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)
  • Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
  • Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë
  • Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden
  • Mallra kontrabandë nga Greqia për minimarketin e tij, arrestohet korçari



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In