Aktualitet

Ja 15 kontratat sekrete të qeverisë, dhe çfarë fshihet pas tyre














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 25/04/20 |
mapo.al

Nga Aranita Brahaj*





Ja ku janë 15 tituj kontratash sekrete të Qeverise Rama për Covid 19. Kushedi sa do hartohen deri ne fund të Gjendjes së Jashtzakonshme të fatkeqesise. Kontratat sekrete janë të panevojshme, jo kushtetuese dhe jo ligjore në kontekstin e blerjeve për situata pandemish.


Qeveria vendos ti aplikoje megjithse, Legjislacioni i Rregullt për Prokurimet Publike ka mjaftueshëm rregullime për blerje në kushte emergjence. Kontratat sekrete janë kontrata për të cilat, NUK dime vleren, objektin e detajuar, kushtet, cilesite e mallit, kriteret e blerjes dhe dorëzimit, kushtet dhe afatet e pageses e shumë detaje te tjera.




Këto kontrata nëse jane tipike korruptive apo klienteliste nuk hetohen dot nga Prokuroria. SPAK i ka duart te lidhura. Te rregulluara me Akt Normativ dhe VKM kontratat sekrete mbeten pjese e pergjegjesise politike dhe bllokohet pergjegjesia penale.
Kontratat Sekrete po perdoren megjithëse jane Jo-kushtetuese per rastin e një epidemie.


Kjo është arsyeja pse Qeveria Rama në vend që të perdore legjislacionin në mbrojtje të shendetit publik ku ka mjaftueshem masa per menaxhim të situates, vendosi Gjendje të Jashtzakonshme te Fatkeqesise. Me këtë zgjidhje Juridike i lejon vetes dhe zyrtareve, keqqeverisje, pa ju nenshtruar pergjegjsise penale.


Më poshtë lista e titujve të kontratave sekrete dhe një qendrim i organizates AIS ku shpjegohet pse Kontratat Sekrete ne kontekstin e Pandemise jane jokushtetuese

Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete, i shmanget Pjesëmarrjes dhe Transparencës

 

*Autorja, Aranita Brahaj, ka protestuar të Enjten para Parlamentit, 4 orë në shi, kundër miratimit të shtyrjes me 60 ditë të Gjendjes së Fatkeqesisë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas