Aktualitet

Ja aeroporti ‘me 5 yje’ për zbatimin e masave anti-Covid








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:33 - 15/09/20 |
mapo.al

Aeroporti Fiumicino në Romë është vlerësuar si i pari aeroport me 5 Yje, për masat e marra ndaj COVID-19.


Skytrax, kompania aeroportuale ndërkombëtare e vlerësimit e ka cilësuar Fiumicinon si aeroportin e parë për nga gjendja higjenike aeroportuale.


Kompania Skytrax është e mirënjohur për vlerësimet vjetore të “World’s Best Airports”. COVID-19 bëri që kjo kompani të vinte me përcaktimin se si duhet të jetë higjiena aeroportuale.


Sipas sistemit të vlerësimit Skytrax, pesë yje tregojnë “standarde shumë të larta të pastërtisë dhe procedurave të mirëmbajtjes së aeroportit”, ndërsa katër yje janë “të mirë” dhe tre “mesatare”.


Dy yje, vlerësimi më i ulët i mundshëm, do të thotë që protokollet anti-Covid të aeroportit “kanë nevojë për punë”.


Etiketa: , ,

Pas