ShowBizz

Ja artistja shqiptare që fshihet pas kolonës zanore të “Maleficent 2”






               Publikuar në : 13:01 - 20/09/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha fshihet pas kolonës zanore të filmit “Maleficent 2″, që pritet të dalë në kinema më 18 tetor. Ka qenë vetë ajo që e ka ndarë këngën me fansat në profilin e saj në “Instagram”. “You Can’t Stop The Girl”, kështu titullohet kolona zanore.


Risjellim në vëmendje se “Maleficent”, me protagoniste Angelina Jolie-n, trajton historinë e një zane të mirë, besimi i së cilës thyhet nga një dërguar i mbretit. Kjo është arsyeja se përse ajo shndërrohet në një të ligë, që do të hakmerret me çdo kusht.



Në sajë të kësaj fabule, shikuesit e filmit janë njohur dhe do të vijojnë të përballen me marrëdhëniet komplekse të së mirës dhe së keqes.

Filmi është përkufizuar si historia e patreguar e përrallës “Bukuroshja e Fjetur”.


Etiketa: ,

Pas