Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është komentuar së tepërmi nga mediat për format dhe bukurinë e saj të lakmueshme. Por, së fundmi, duket se ajo “do të konkurrojë” me një tjetër bukuroshe që aspiron të bëhet deputete.
Bëhet fjalë për Rezarta Krasniqin, e cila ndryshe nga Duda, është brune. “Indeksonline” shkruan se ajo është përzgjedhur si kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, për të përfaqësuar Vushtrinë.