Kryesore

Ja çfarë duhet të shmangni për të patur një plakje të ngadaltë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:09 - 24/12/18 |
mapo.al

Ajo që i druhen shumica e grave është pikërisht plakja, rrudhat e lëkurës dhe humbja e shkëlqimit të rinisë. Por ka disa mënyra me anë të të cilave që ky proces natyror të shtyhet pak më shumë. Ato janë:



-Mos pini duhan:


Pirja e tij dëmton të gjithë organizmin. Në lëkurë pirja e duhanit shkakton probleme me kolagjenin dhe ngushton enët e gjakut, që mbartin oksigjen dhe lëndë ushqyese.




-Shmangni përdorimin e alkoolit:



Përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të degradojë deri në çrregullimin e lëkurës, që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.


Shmangni dietat ekstreme dhe kërkoni ndihmë për çrregullimet në ushqim

Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë. Këto janë çrregullime serioze, madje kërcënuese për jetën, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

-Konsideroni përdorimin e antioksidantëve dhe peptideve:

Për femrat në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës është larja me një pastrues të butë. Gjithashtu, preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidantë, siç janë resveratroli, çaji i gjelbër dhe vitamina A, C dhe E./Living

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas